Home ShowBiz Fansi i çmendur, pikturon në trup portretin e këngëtares shqiptare
Fansi i çmendur, pikturon në trup portretin e këngëtares shqiptare
0

Fansi i çmendur, pikturon në trup portretin e këngëtares shqiptare

0
0

Këngëtarja e njohur shqiptare Bebe Rexha ashtu si çdo personazh i njohur ka mijëra fansa në të gjithë botën e disa prej tyre janë vërtetë të çmendur pas këngëtares.

Një prej tyre e ka treguar që është fansi më i zjarrtë i saj, kjo pasi ka bërë gjestin më të veçantë që një fans mund të bëjë për këngëtaren e preferuar.

Ai ka gdhendur portretin e Bebes në të gjithë krahun e tij dhe kjo duket se e ka emocionuar këngëtaren.

Ajo ka postuar një foto të krahut të fansit së bashku me tatuazhin e saj në të ndërsa shkruan: “Zot i madh, një dedikim i vërtetë”, ndërsa bën tag djalin që ka bërë tatuazh fytyrën e saj.

Vetëm dy javë më parë Bebe Rexha erdhi në Shqipëri për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.

Ajo vizitoi nga afër disa familjarë në Bubq, ndërsa me fondet e grumbulluara do të ndihmojnë në ndërtimin e disa shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.

https://www.instagram.com/p/B6CSpvBFYyR/

Link: https://www.instagram.com/p/B6CSpvBFYyR/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/selective-focus-photography-of-tattoo-artist-drawing-a-tatoo-1304469/