Home ShowBiz Tjetër surprizë për Gentën, i dashuri turk e mbulon me trëndafila
Tjetër surprizë për Gentën, i dashuri turk e mbulon me trëndafila
0

Tjetër surprizë për Gentën, i dashuri turk e mbulon me trëndafila

0
0

Këngëtarja Genta Ismajli është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes që pas bërjes publike të lidhjes së saj me një biznesmen turk.

Disa ditë më parë këngëtarja ka marrë surprizën që do ta dëshironte çdo femër.

Ura e Bosforit në Stamboll për disa çaste ka ndriçuar me emrin e saj, ndërsa shkruhej “Të dua Genta”  në gjuhën turke.

Megjithatë surprizat për të nuk kanë të sosur.

Partneri i saj ka vendosur ti dhurojë një tufë gjigande me trëndafila të kuq të cilat Genta i ka postuar në instastory, ndërsa shkruan një mesazh të veçantë.

“Jam e jotja dhe ti je i imi”, shkruan Genta krahas fotos me trëndafila të kuq, ndërsa e shoqëron këtë mesazh me një zemër.

Genta dhe biznesmeni turk janë në një lidhje së bashku prej pak kohësh.

Ata të dy u shfaqen për herë të parë bashkë në një event artistik.

Genta ismajli

Link: https://www.instagram.com/genta.ismajli/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4zvWHlB77W/