Home ShowBiz Anjeza zbulon portretin e së bijës për një vjetorin e lindjes, ja festa madhështore
Anjeza zbulon portretin e së bijës për një vjetorin e lindjes, ja festa madhështore
0

Anjeza zbulon portretin e së bijës për një vjetorin e lindjes, ja festa madhështore

0
0

Këngëtarja e njohur Anjeza Shahini dhe partneri i saj u bënë prindër të një vajze një vit më parë.

Këngëtarja ka postuar disa foto me të bijën, por në asnjë moment nuk i ka zbuluar fytyrën.

Këtë herë me rastin e një vjetorit të lindjes, Anjeza ka zbuluar portretin e ëmbël të së bijës në një foto shkëputur nga festa e veçantë që ata organizuar me rastin e ditëlindjes së saj të parë.

Vogëlushja pozon në krahët e të ëmës, veshur me një fustan të bardhë, një palë geta rozë dhe këpucë të zeza.

Ambjenti përreth është i mbushur me dhurata dhe i zbukuruar me tullumbaca e drita, duke e bërë ambjentin shumë tërheqës ku mbizotëron ngjyra rozë.

Një vit i mbushur me dashuri, thotë këngëtarja ndërsa falënderon të gjithë ata që ishin pjesë e ditëlindjes së parë të Torit e cila përveç ditëlindjes ka festuar edhe ditën e pagëzimit.

Të shumta kanë qenë urimet që kanë ardhur me këtë rast në adresë të vogëlushes e cila shfaqet duket një ëmbëlsirë e vërtetë në krahët e të ëmës.

https://www.instagram.com/p/B6HFBP1p0qu/

Link: https://www.instagram.com/p/B6HFBP1p0qu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxIhdyeJdfu/