Home ShowBiz Marina na tregon çfarë ndodh kur nervozohet Luana, do të qeshni me lotë
Marina na tregon çfarë ndodh kur nervozohet Luana, do të qeshni me lotë
0

Marina na tregon çfarë ndodh kur nervozohet Luana, do të qeshni me lotë

0
0

Marina dhe Luana Vjollca dy motrat simpatike njëra moderatore në “Top Channel” dhe tjetra në “Tv Klan”, kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë gjithmonë një raport shumë të veçantë me njëra tjetrën.

Këtë ato e shprehin vazhdimisht edhe në rrjetet sociale ku i shohim ta përkrahin gjithmonë njëra tjetrën në projektet e tyre.

Por këtë herë Marina ka ndarë me ndjekësit e saj një sekret lidhur me Luanën.

Ajo ka shpërndarë në instagram foton e miushit Jerry që po ecën gjithë nerva.

“Motra e vogël kur nervozohet”, shkruan Marina ndërsa bën tag Luanën duke e shoqëruar komentin me emoji që qeshin me lotë.

Mesa duket Luana kur është e nervozuar, ecën shpejt dhe nxin në fytyrë ashtu si Jerry në këtë foto.

Në fakt moderatoren simpatike e kemi parë gjithmonë të buzëqeshur dhe në humor të mirë, prandaj e kemi pak të vështirë ta imagjinojmë me nerva.

Marina

Link: https://www.instagram.com/marina_vjollca/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1ECJy8DRgp/