Home Aktualitet Zjarr në “Hell’s Kitchen”, zjarrfikësit nxjerrin me urgjencë konkurentët
Zjarr në “Hell’s Kitchen”, zjarrfikësit nxjerrin me urgjencë konkurentët
0

Zjarr në “Hell’s Kitchen”, zjarrfikësit nxjerrin me urgjencë konkurentët

0
0

Një situatë aspak e zakontë ka ndodhur në Kuzhinën e Ferrit, ku çdo të premte shef Renato dhe konkurentët përballen me sfidat e gatimit.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një zjarrfikëse ka shkuar me urgjencë në “Top Channel”, pas njoftimit për zjarr në “Hell’s Kitchen”, ndërkohë që konkurentët ishin në gjumë.

Forcat zjarrfikëse mesa duket kanë mundur ta kontrollojnë zjarrin dhe të nxjerrin në kohë konkurentët.

Ky lajm është bërë i ditur në faqen zyrtare të emisionit si dhe në instagramin e Renatos.

I Gjithë ky moment i pazakontë do të transmetohet i plotë këtë të premte dhe sipas Renatos nuk është prerë asnjë gjë në montazh, që nga momenti që ka rënë zjarri e deri kur flakët u vunë nën kontroll.

Renato nuk ka bërë të ditur asnjë gjë më tepër lidhur me shkakun e rënies së zjarrit.

Se çfarë ka ndodhur në të vërtetë mbetet për t’u parë këtë të premte.

https://www.instagram.com/p/B6NlHgDAdmt/

Link: https://www.instagram.com/p/B6NlHgDAdmt/

https://www.instagram.com/p/B6NkawdnrnJ/

Link: https://www.instagram.com/p/B6NkawdnrnJ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6NkawdnrnJ/