Reperi i njohur Stresi prej disa muajsh vijon të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes nga Kejsi për të cilën ka bërë disa deklarata duke e rikthyer edhe një herë në vëmendje marrëdhënien mes tyre.
Por reperi ka një lidhje shumë të veçantë edhe me të ëmën, të cilët e ka përmendur shpesh herë në çdo emision apo spektakël ku ka qenë i ftuar.
Marrëdhënien e veçantë me të ëmën ai e ka treguar sërish gjatë emisionit “Soiree”, në “Top Channel” ku është folur për Tropojën.
Stresi ka kënduar gjatë emisionit këngën që i ka dedikuar të ëmës, “Të du mom”, ndërsa ka bërë gjestin më të veçantë duke u ulur në gjunjë ndërsa po këndonte në shenjë respekti për të ëmën.
Veprimi i tij u prit me shumë duartrokitje dhe brohoritje nga të pranishmit në sallë të cilët janë emocionuar nga veprimi i tij.
https://www.instagram.com/p/B6OpfZzAfLC/
Link: https://www.instagram.com/p/B6OpfZzAfLC/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B38IiL1ps9L/