Home ShowBiz Emocionon Stresi, ulet në gjunjë në mes të emisionit, ja çfarë ndodhi
Emocionon Stresi, ulet në gjunjë në mes të emisionit, ja çfarë ndodhi
0

Emocionon Stresi, ulet në gjunjë në mes të emisionit, ja çfarë ndodhi

0
0

Reperi i njohur Stresi prej disa muajsh vijon të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes nga Kejsi për të cilën ka bërë disa deklarata duke e rikthyer edhe një herë në vëmendje marrëdhënien mes tyre.

Por reperi ka një lidhje shumë të veçantë edhe me të ëmën, të cilët e ka përmendur shpesh herë në çdo emision apo spektakël ku ka qenë i ftuar.

Marrëdhënien e veçantë me të ëmën ai e ka treguar sërish gjatë emisionit “Soiree”, në “Top Channel” ku është folur për Tropojën.

Stresi ka kënduar gjatë emisionit këngën që i ka dedikuar të ëmës, “Të du mom”, ndërsa ka bërë gjestin më të veçantë duke u ulur në gjunjë ndërsa po këndonte në shenjë respekti për të ëmën.

Veprimi i tij u prit me shumë duartrokitje dhe brohoritje nga të pranishmit në sallë të cilët janë emocionuar nga veprimi i tij.

 

https://www.instagram.com/p/B6OpfZzAfLC/

Link: https://www.instagram.com/p/B6OpfZzAfLC/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B38IiL1ps9L/