Ariana Fejzullahu bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu është dalluar gjithmonë për tiparet e saj të veçanta dhe linjat perfekte edhe pse ka sjellë në jetë katër fëmijë.
Atë e shohim vazhdimisht aktive në rrjetet sociale ku poston herë pas here foto e video të ndryshme si me Ermalin ashtu edhe me fëmijët.
Këtë herë ajo ka postuar një foto ujë e sapun, pa grim në fytyrë dhe duhet pranuar se duket shumë bukur edhe e pa lyer.
Atë e kemi parë gjithmonë në formë dhe të kuruar deri në detaj, por mesa duket Ariana është po njësoj e bukur edhe pa grim në të dyja fotot që ka postuar në instagramin e saj.
Ariana dhe Ermali janë prindër të katër fëmijëve 3 vajzave dhe një djali.
Disa muaj më parë erdhi në jetë edhe vajza e tretë e çiftit vogëlushja Ana.
Link: https://www.instagram.com/arianafejzullahu/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5-tUaJhBNC/