Home ShowBiz Arbenita mesazh Feros..”Mos më telefono më”, modelja më sensuale se kurrë
Arbenita mesazh Feros..”Mos më telefono më”, modelja më sensuale se kurrë
0

Arbenita mesazh Feros..”Mos më telefono më”, modelja më sensuale se kurrë

0
0

Modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero janë vënë në qendër të vëmendjes prej pak kohësh për shkak të historisë së tyre të vazhdueshme midis ndarjes dhe pajtimit.

Aktualisht thuhet se ata janë ndarë, pasi këtë e konfirmoi vetë reperi i cili në atë kohë mori përsipër fajin për ndarjen mes tyre.

Modelja ka reaguar disa herë në mënyrë indirekte ashtu siç ka ndodhur edhe këtë herë përmes disa fotove mjaft sensuale ku shfaqet me një fustan të shkurtër të ngushtë pas trupit përmes të cilit ekspozon linjat ndërsa në dorë ka një telefon.

Krahas fotos ajo shkruan: “Mos më telefono kurrë më”, ndërsa shfaqet shumë provokuese duke tërhequr vëmendjen e fansave.

Nuk e dimë nëse ky është një mesazh indirekt për Feron i cili guxoi të tregonte me kë e kishte tradhëtuar Arbenitën disa ditë me parë, duke postuar një foto ndërsa ishte duke  puthur një thes.

https://www.instagram.com/p/B6Qic1Pl0VY/

Link: https://www.instagram.com/p/B6Qic1Pl0VY/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BrSn32MndME/https://www.instagram.com/p/B4fHu5MF2am/