Home Aktualitet Publikohen pamjet e “Hell’s Kitchen” pas zjarrit, Renato tregon çfarë ndodhi
Publikohen pamjet e “Hell’s Kitchen” pas zjarrit, Renato tregon çfarë ndodhi
0

Publikohen pamjet e “Hell’s Kitchen” pas zjarrit, Renato tregon çfarë ndodhi

0
0

Disa ditë më parë një ngjarje e rëndë u shënua në studiot e xhirimit të “Hell’s Kitchen”.

Një zjarr aksidental rrezikoi të përhapej me shpejtësi dhe të vinte në rrezik jetën e konkurentëve, të cilët ndodheshin në gjumë në momentin e zjarrit.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve zjarri u vu nën kontroll shumë shpejt dhe situata ju kthye normalitetit.

Shefi i kuzhinës Renato Mekolli ka publikuar disa pamje nga brenda kuzhinës në momentin që zjarri është vënë nën kontroll ku shohim ende tym.

Ai nuk e ka sqaruar ende se cili ishte shkaku i zjarrit, por tha se të gjithë janë mirë dhe vetëm një person është shtruar në spital.

Nuk e dimë çfarë ka ndodhur në të vërtetë, por Renato premtoi se do ta zbulojë dhe transmetojë gjithçka ashtu siç ka ndodhur pa prerë asnjë gjë.

https://www.instagram.com/p/B6SXcM-HRJn/

Link: https://www.instagram.com/p/B6SXcM-HRJn/

https://www.instagram.com/p/B6PuseonqgF/

Link: https://www.instagram.com/p/B6PuseonqgF/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6BqhpbALmj/