Home Aktualitet Noizy surprizon fëmijët jetimë në Durrës, ja gjesti emocionues
Noizy surprizon fëmijët jetimë në Durrës, ja gjesti emocionues
0

Noizy surprizon fëmijët jetimë në Durrës, ja gjesti emocionues

0
0

Festat e fundvitit kanë filluar të ndihen tashmë prej disa javësh jo vetëm përmes zbukurimeve, por edhe festave të organizuara me këtë rast.

Reperi Noizy ka qenë i pranishëm në një prej këtyre festave së bashku me fëmijët jetimë në Durrës, duke ju qëndruar pranë, dhe duke ju sjellë dhurata.

Ai është veshur si babagjysh dhe në disa momente shfaqet duke kërcyer e kënduar së bashku me fëmijët.

Këngëtari është dalluar gjithmonë për natyrën e tij humane duke dhënë kontributin e tij për personat në nevojë.

Reperi ka dhënë një ndihmë të madhe edhe për personat e prekur nga tërmeti duke asistuar me ushqime, veshmbathje e madje edhe duke gatuar për ta.

https://www.instagram.com/p/B6SpUIRJMay/

Link: https://www.instagram.com/p/B6SpUIRJMay/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0gb3klJIfK/