Vajza e Loredanës dhe Mozzik sapo ka mbushur një vjeç dhe tashmë ka filluar të ecë, të belbëzojë fjalët e para dhe mbi të gjitha të kërcejë nën ritmin e muzikës.
Vogëlushja e ka treguar edhe herë tjetër që e ka pasion kërcimin, sidomos me këngët ritmike.
Kjo duket qartë edhe në këtë video të postuar nga Loredana ku vogëlushja ndodhet në një makinë lodër ndërsa shumë e lumtur kërcen nën ritmin e muzikës në sfond.
Hana jo vetëm që tundet duke ju përshtur totalisht ritmit të muzikës, por duket sikur dëshiron edhe të këndojë, ndërsa e shohim duke buzëqeshur e lumtur.
Loredana është mjaft aktive në rrjetet sociale ku e shohim vazhdimisht të postojë foto e video së bashku me vogëlushen.
Ajo dhe Mozzik u ndanë disa muaj më parë, ndërsa këngëtarja u përfol së fundmi për një lidhje me reperin gjerman Bonez, por që u konsideruar një thashethem nga të dy.
Link: https://www.instagram.com/loredana/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5fbYwXFaV5/