Home ShowBiz Xhemi dhe Salsano, thumbojnë Alketën, kjo video e tyre do t’ju bëjë të qeshni me lotë
Xhemi dhe Salsano, thumbojnë Alketën, kjo video e tyre do t’ju bëjë të qeshni me lotë
0

Xhemi dhe Salsano, thumbojnë Alketën, kjo video e tyre do t’ju bëjë të qeshni me lotë

0
0

Dy moderatorët e “Portokallisë”, Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi kanë postuar në instagram një video së bashku dhe duket qartë që në fakt po ironizojnë Alketën.

Duke qënë se gjatë festivalit të RTSH-së, moderatorja përveç prezantimit ka kënduar shumë herë gjatë të trea netëve, Salsano dhe Xhemi nuk kanë nguruar ta ngacmojnë në këtë aspekt.

Gjatë videos Salsano thotë se tashmë ata të dy nuk do të prezantojnë më në “Portokalli”, por vetëm do të këndojnë.

Ndërsa Xhemi nga ana tjetër thotë se për ndonjë vit nuk do të dëgjojë më asnjë këngë, ndërsa më ngrihet dhe thotë: “Po shkoj të ndërrohem, se kuptoj si mund të qëndrojë njeriu 5 minuta me të njëjtën veshje”.

Gjatë festivalit moderatorja në fakt përveç interpretimeve të shumta që ka sjellë në skenë, do të mbahet mend edhe për fustanet e shumta që ka ndërruar gjatë mbrëmjes.

Link: https://www.instagram.com/salsanorrapi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5Q5Bq8BfS4/