Home ShowBiz Vajzat e Aurelës ndihmojnë mamin në punët e shtëpisë, kjo video do t’ju bëjë të qeshni me lotë
Vajzat e Aurelës ndihmojnë mamin në punët e shtëpisë, kjo video do t’ju bëjë të qeshni me lotë
0

Vajzat e Aurelës ndihmojnë mamin në punët e shtëpisë, kjo video do t’ju bëjë të qeshni me lotë

0
0

Këngëtarja Aurela Gaçe është një prej këngëtareve më të dashura për publikun.

Atë e shohim vazhdimisht aktive në rrjetet sociale ku poston herë pas here edhe foto e video familjare.

Ajo është nënë e dy vajzave dhe është shprehur gjithmonë shumë e lumtur për këtë fakt.

Këtë herë ajo ka postuar në instagram një video të dy vajzave të saj, të cilat mesa duket kanë menduar të ndihmojnë të ëmën në punët e shtëpisë.

Vajza e vogël shihet me një leckë në dorë duke pastruar dyshemenë, ndërsa e madhja mban një farashan në duar.

Krahas videos këngëtarja shkruan: “ Kush ka vajza botën ka. U kërkova ndihmë çupave edhe menjëherë në aksion për të ndihmuar mamin… por normal edhe pak sherr mund të ketë aty këtuy. E vogla nuk lëshon rrugë për qamet, ama edhe e madhja është njëëë”.

Pamja e vogëlusheve në aksion është vërtetë shumë e këndshme, dhe kjo video do t’ua zbukurojë ditën.

https://www.instagram.com/p/B6dfaXJAk77/

Link: https://www.instagram.com/p/B6dfaXJAk77/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6LTIGFACsm/