Home ShowBiz Besi kërcen me Ajkën në mesnatë me këngë krishtlindjesh, kjo video do t’ua zbukurojë ditën
Besi kërcen me Ajkën në mesnatë me këngë krishtlindjesh, kjo video do t’ua zbukurojë ditën
0

Besi kërcen me Ajkën në mesnatë me këngë krishtlindjesh, kjo video do t’ua zbukurojë ditën

0
0

Ashtu si kudo edhe në shtëpinë e Besit dhe Xhensilës ka filluar të ndihet atmosfera e festave ditë më parë.

Këngëtarja ka postuar disa video e foto festive, ku ka zbuluar mënyrën se si e ka zbukuruar shtëpinë e saj.

Një person shumë i rëndësishëm në familjen e tyre është padyshim Ajka e cila ashtu si çdo fëmijë i gëzohet dhuratave dhe atmosferës së veçantë festive.

Xhensila ka postuar në instagramin e saj një video të Besit i cili po kërcen me të bijën në oborrin e shtëpisë.

Ata të dy duken shumë të lumtur së bashku dhe Besi në fund të videos e përkul Ajkën e cila mesa duket bën një fytyrë pakëz të frikësuar.

Kjo video është vërtetë shumë e këndshme dhe tipike për festat.

Besi dhe Xhensila u bënë prindër për herë të parë në korrik të vitit të kaluar pas ardhjes në jetë të Ajkës.

Vetëm pak javë më parë ata kanë treguar për herë të parë portretin e vogëlushes e cila është një bukuroshe e vërtetë.

Link: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5IYkkuhUWM/