Elita dhe Gjiko një prej çifteve më të dashura për publikun janë bërë prindër rreth 10 muaj më parë me ardhjen në jetë të Zërit.
Që në momentet e para ata kanë postuar vazhdimisht foto e video me vogëlushin i cili po zbukurohet gjithnjë e më shumë duke marrë tiparet më të bukura të prindërve të tij.
Aktualisht moderatorja ka postuar një foto në instagram e saj të vogëlushit i mbështjell më peshqir të bardhë.
Zëri ka pozuar si një model i vërtetë me tipare të errëta shumë të bukura ku të bien në sy sidomos sytë e zinj dhe shumë të bukur.
Kjo është fotoja më e bukur që Elita dhe Gjiko kanë postuar ndonjëherë.
Të gjithë fansat dhe miqtë e çiftit kanë mbetur të mrekulluar nga vogëlushi i cili është rritur dhe është bërë një bukurosh i vërtetë.
Ndërsa poston foton e të birit, Elita e quan atë Mjaltë dhe në fakt nëse do ta shohim foton vogëlushi duket shumë i ëmbël.
https://www.instagram.com/p/B6dw3nolWGL/Link: https://www.instagram.com/p/B6dw3nolWGL/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5tAXMqFFaT/