Home ShowBiz Elvana tundet para pasqyrës, por harron që nuk është vetëm, ja çfarë bën kur e zbulon
Elvana tundet para pasqyrës, por harron që nuk është vetëm, ja çfarë bën kur e zbulon
0

Elvana tundet para pasqyrës, por harron që nuk është vetëm, ja çfarë bën kur e zbulon

0
0

Këngëtarja Elvana Gjata është vënë së fundmi në qendër të polemikave, pas Festivalit të 58-të të këngës në “RTSH” ku mori çmimin e dytë.

Pas përfundimit të Festivalit, këngëtarja fluturoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tu marrë me projektet e saj muzikore.

Pavarësisht se u nda e pakënaqur nga Festivali, Elvana ka rinisur sërish aktivitetet dhe koncertet brenda e jashtë vendit.

Se fundmi atë e kemi parë nën shoqërinë e këngëtarit Ledri Vula në Detroid.

Elvana ka shperndarë ndërkaq edhe një moment të këndshëm nga parapërgatitjet për të dalë në skenë.

Ajo është para pasqyrës ndërsa bën përgatitjet e fundit duke u tundur dhe duke bërë sfilatë, por nuk e kupton që prapa saj ndodhet Ledri i cili e shikon gjithë kërshëri performancën e saj.

Këngëtarja e vë re prezencën e Ledrit vetëm kur i kalon pranë dhe shkarazi kthen kokën.

“Qyqa Ledri është ky mi?”, shkruan Elvana krahas videos duke i bërë tag këngëtarit i cili kur e kupton që Elvana e ka parë, nuk e mban dot më të qeshurën.

Link: https://www.instagram.com/elvanagjataaaa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4c65AWnepn/