Reperja Rina është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes, që pas rikthimit të saj në mediat sociale dhe në muzikë pas një shkëputjeje dy mujore.
Menjëherë pasi hapi instagramin reperja na prezantoi gjithashtu edhe me të dashurin e saj reperin grek Sinboy me të cilin postoi disa foto ku shfaqeshin të lumtur dhe të dashuruar pranë njëri tjetrin.
Mirëpo ajo që vënë re së fundmi dhe që na shtoi dyshimet se ata të dy mund të mos i kenë punët mirë, është fakti që reperja i ka fshirë një pjesë të fotove me të, duke lënë vetëm njërën dhe nga një kontroll shohim se ajo nuk e ndjek më në instagram.
Ndoshta ata mund të kenë një sherr momental, pasi reperi vazhdon ta ndjekë Rinën dhe madje fotot e përbashkëta i ka ende në instagram.
Nuk e dimë çfarë ka ndodhur në të vërtetë, gjithçka mbetet për tu parë në ditët në vazhdim se si do të vijojë romanca mes tyre.
Link: https://www.instagram.com/isyourgirlrina/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5Nji73FNhJ/