Ermali poston foton e rallë me Besin kur ishin adoleshentë, mesazhi i tij ju mbylli gojën të gjithëve
Këto dy ditë Ermal Mamaqi dhe Bes Kallaku u vunë në qendër të vëmendjes, pas deklaratave të këtij të fundit për filmin e Ermalit.
Bes Kallaku gjatë emisionit “Shiko kush luan”, tha se ai bën film për qejf dhe jo për biznes si Ermal Mamaqi.
Mesa duket aktori nuk ka pasur asnjë gjë të keqe ndër mend kur dha një deklaratë të tillë, por fansat e Ermalit u vërsulën kundër tij, çka e detyruan Besin të japë një shpegim.
Duke qënë se kjo histori zgjati shumë, ka ndërhyrë edhe Ermali, këtë herë me postimin e një fotoje të vjetër të dy aktorëve, të cilët kanë qenë miq që në kohën e adoleshencës.
“Sot e pashë që edhe Besi e ka dhënë një përgjigje dhe më vjen keq që u bë kaq e madhe. Bes mund të ta çoja dhe në mesazh këtë postim, por besoj që është mënyra më e mirë për ti mbyll këto biseda dhe përgjigje edhe për njerëzit që komentojnë”
Në këtë mënyrë Ermali ka dashur të tregojë se këto komente nuk e prishin miqësinë e vjetër mes tyre dhe ka dashur ti japë fund njëherë e mirë zërave që qarkullojnë së fundmi që pas deklaratave të Besit.
Krahas fotos Ermali ka postuar edhe reagimin e tij, direkt pas deklaratës së Besit, ndërsa sqaron se nuk e kishte parë që Besi kishte sqaruar gjithçka.
Në këtë mënyrë ai ka dashur ti japë fund të gjitha lajmeve që po prodhohen lidhur me këto deklarata, të cilat ai po i trajton në formë humori.
https://www.instagram.com/p/B6sXaoUhzlr/Link: https://www.instagram.com/p/B6sXaoUhzlr/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5gWFdqBlMw/, https://www.instagram.com/p/B6nVJFiHKmQ/