Reperja Rina prej pak ditësh u vu në qendër të vëmendjes, kjo pas disa thashethemeve për një ndarje të mundshme nga i dashuri.
Dyshimet lindën, pasi Rina nuk po e ndiqte më reperin në instagram, por mesa duket gjithçka mund të ketë qenë një zënkë e momentit.
Këngëtarja jo vetëm që vazhdon të jetë e lidhur me reperin, por gjithashtu shfaqen më të dashuruar se kurrë.
Ata e kanë kaluar së bashku natën e ndërrimit të viteve dhe madje shumë të lumtur kanë shpërndarë një foto së bashku.
Rina dhe Sin Boy kanë publikuar një foto së bashku ndërsa janë duke qeshur me të madhe. Krahas fotos ata i dërgojnë urime miqve dhe fansave për vitin e ri.
Miq dhe fansa të çiftit duket se e kanë pëlqyer shumë këtë foto të tyre së bashku, ndërsa nuk kanë nguruar të komentojnë për origjinalitetin dhe thjeshtësinë që i karakterizon të dy.
https://www.instagram.com/p/B6wN8AAl_n4/Link: https://www.instagram.com/p/B6wN8AAl_n4/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5qyFN5F-Oi/