Home ShowBiz Reagon ish bashkëshorti i Rudinës, Aleksi ka dy fjalë pasi aktorja bëri publike romancën e re
Reagon ish bashkëshorti i Rudinës, Aleksi ka dy fjalë pasi aktorja bëri publike romancën e re
0

Reagon ish bashkëshorti i Rudinës, Aleksi ka dy fjalë pasi aktorja bëri publike romancën e re

0
0

Rudina Dembacaj që prej mbrëmjes së djeshme është bërë kryefjala e mediave on line pas konfirmimit të saj për lidhjen me ish deputetin Mark Froku.

Me disa foto së bashku, ajo konfirmoi të gjitha zërat që po fliteshin së fundmi që pas ndarjes nga bashkëshorti.

Ajo tha se tashmë Markun e ka edhe partner jete, përveçse biznesi duke e marrë vetë ekskluzivitetin e  këtij lajmi.

Ndërkaq ajo që na ra në sy është një reagim i ish bashkëshortit të saj Aleksit.

Ai ka shpërndarë në instagram një shprehje, përmes së cilës duket sikur shpreh të gjithë zemërimin.

“Një ditë do ti them vetes në djall të shkojnë të gjitha dhe pastaj do ti lë djajtë e mi ta luajnë lojën”

Këtë shprehje ai e ka publikuar vetëm pak orë pas postimit të Rudinës dhe duket të jep përshtypjen sikur është shkruar pikërisht për këtë situatë.

Ata të dy nisën procedurat e divorcit në muajin maj të vitit që shkoi, por ndarja e tyre është diskutuar shumë më herët në mediat on line.

Alekssi

Link: https://www.instagram.com/aleksander_varfaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6l_dEXgOdO/