Home ShowBiz “Bëri një fytyrë katunareje”.., Besi rrëfen puthjen e parë me Xhensilën dhe na la pa fjalë
“Bëri një fytyrë katunareje”.., Besi rrëfen puthjen e parë me Xhensilën dhe na la pa fjalë
0

“Bëri një fytyrë katunareje”.., Besi rrëfen puthjen e parë me Xhensilën dhe na la pa fjalë

0
0

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezai janë një prej çifteve më të dashura të showbizit shqiptar.

Ata janë njohur e më pas lidhur shumë vite më parë, kur këngëtarja ishte vetëm 16 vjeç, ndërsa sot janë të martuar prej gati dy vitesh dhe kanë një vajzë.

Por se si kanë qenë momentet e tyre të fillimit këtë na e tregon Besi gjatë një interviste për “3shat”.

Pyetur nga moderatorja Bora Zemani se si ishte puthja e parë me Xhensilën, ai ka kujtuar e më pas edhe ka imituar fytyrën e Xhensilës, duke shkaktuar të qeshura pa fund.

Ajo më thotë gjithmonë çështë kjo fytyrë katundari, por nëse do të shihnit fytyrën e saj në ato momente, ishte fytyra më katundare që keni parë ndonjëherë”, thotë Besi ndërsa i përgjigjet pyetjes.

Aktori e përshkruan momentin duke thënë se Xhensila mbylli sytë dhe zgjati buzët duke bërë një fytyrë shumë qesharake.

Nisur nga imitimi i Besit, mund të themi pa frikë se momenti i puthjes së parë mes tyre duhet të ketë qenë i papërsëritshëm.

https://www.youtube.com/watch?v=bzRdYxN5goc

Link: https://www.youtube.com/watch?v=bzRdYxN5goc

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3HHyT_hjMX/