Home ShowBiz Incidenti live me Manjolën, moderatori e godet me top bejzbolli në kokë
Incidenti live me Manjolën, moderatori e godet me top bejzbolli në kokë
0

Incidenti live me Manjolën, moderatori e godet me top bejzbolli në kokë

0
0

Këngëtarja e njohur Manjola Nallbani ka qenë e ftuar në edicionin e parë të “E diell” për këtë vit së bashku me disa artistë të tjerë, ku kanë luajtur, janë argëtuar dhe kanë rrëfyer për jetën e tyre artistike e personale.

Gjatë emisionit në fakt është vënë re një incident me këngëtaren dhe moderatorin Flori Gjini.

Ky i fundit ka gjuajtur një top bejzbolli me synimin që ta kapte Manjola, por këngëtarja është gjendur e papërgatitur dhe topi ka përfunduar me gjithë forcë në ballin e saj.

Këngëtarja pas goditjes ka filluar të ndjekë në studio moderatorin, ndërsa tenton ta qëllojë, por Flori largohet me vrap, duke shkaktuar një situatë tejet qesharake.

E gjithë kjo situatë ka shkaktuar humor në studio, ndërsa këngëtarja e ka shpërndarë këtë moment në instagramin e saj ndërsa shkruan: “Kujdes Manjolën thotë Manushi dhe Flori shënon”, duke reaguar me humor ndaj gjithë kësaj situate.

https://www.instagram.com/p/B7Bx1vtgzER/

Link: https://www.instagram.com/p/B7Bx1vtgzER/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7EIUKEAYoc/