Home ShowBiz Marina për darkë me Getin super seksi, tërheq gjithë vëmendjen me fustanin e çarë
Marina për darkë me Getin super seksi, tërheq gjithë vëmendjen me fustanin e çarë
0

Marina për darkë me Getin super seksi, tërheq gjithë vëmendjen me fustanin e çarë

0
0

Marina Vjollca së bashku me bashkëshortin Getoar Selimin dhe Luanën e kanë nisur vitin 2020 në Dubai.

Motrat Vjollca i kemi parë prej disa ditësh me foto e video shumë të bukura nga destinacioni i preferuar i vipave këtë fillim viti.

Pasi përfunduan me sukses sezonet televizive Luana dhe Marina u nisën drejt Dubait, ku i kemi parë  duke u argëtuar dhe duke provuar aventura të ndryshme siç ishte edhe shëtitja me deve në shkretëtirë.

Mbrëmjen e djeshme një tjetër foto shumë e veçantë e Marinës dhe Getit na tërhoqi vëmendjen.

Ata të dy kanë pozuar nga restoranti ku po darkonin dhe shkëlqejnë të dy bashkë, por sigurisht që sytë na mbetën tek Marina e cila duket shumë sensuale me fustanin blu velvet të çarë anash.

Këtë foto e ka realizuar Luana e cila në një prej komenteve kërkon dhuratë, pasi ka realizuar një super foto dhe në fakt i japim të drejtë pasi çifti duken shumë në harmoni dhe shumë bukur së bashku.

https://www.instagram.com/p/B7Ec1W4lQGr/

Link: https://www.instagram.com/p/B7Ec1W4lQGr/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6V8QB1FNns/