Arbana Osmani është një prej figurave më të dashura të ekranit.
Gjithmonë origjinale dhe pothuajse me të njëjtën pamje prej vitesh, moderatorja ka mbetur po e njëjta, me përjashtim të ngjyrës apo modelit të flokëve tek Arbana nuk shohim asnjë ndryshim tjetër me kalimin e viteve.
Por mesa duket edhe origjinaliteti njësoj si ndërhyrjet estetike ka vend për komente.
Në një foto të fundit të Arbanës ku moderatorja njofton rinisjen e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” në datë 18 janar, të bie në sy një koment ndryshe nga të tjeret.
Një prej ndjekësve i thotë moderatores se është plakur shumë dhe e këshillon të bëjë botox.
Në këtë rast moderatorja nuk ja ka përtuar komentueses duke i kthyer një përgjigje ironike.
“Jo mi mirë jam, thjesht s’kam vënë filtrat e bukurisë së përjetshme”, shkruan Arbana duke ju drejtuar komentueses.
Me këtë përgjigje të goditur, Arbana vret dy zogj me një gur, nga njëra anë i kthen përgjigje komentueses dhe nga ana tjetër thumbon të gjithë ato personazhe të njohura që përdorin filtra apo bëjnë ndërhyrje ndonjëherë edhe të tepruara për t’u dukur më të rinj dhe më të bukur.
Ndërkaq në mbrojtje të saj kanë dalë të gjithë fansat dhe dashamirësit e moderatores të cilat çmojnë tek ajo origjinalitetit, kundrejt plastikës dhe ndërhyrjeve që kohët e fundit kanë dalë në modë.
https://www.instagram.com/p/B7CEVaMAWR9/Link: https://www.instagram.com/p/B7CEVaMAWR9/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6tCiPigsgz/