Home ShowBiz Ermali kap aktorin e Portokallisë në tualet, kjo video do t’ju bëjë të qeshni me lotë
Ermali kap aktorin e Portokallisë në tualet, kjo video do t’ju bëjë të qeshni me lotë
0

Ermali kap aktorin e Portokallisë në tualet, kjo video do t’ju bëjë të qeshni me lotë

0
0

Aktori Ermal Mamaqi është duke u përgatitur premierën e filmit “I love Tropoja” i cili pritet të shfaqet në fund të këtij muaji në kinema.

Filmi ka mbledhur një sërë aktorësh të njohur, por edhe personazhe të ekranit që vijnë për herë të parë në rolin e aktorit, siç është edhe këngëtarja Enca.

Ermali ka gjetur një mënyrë mjaft interesante për të njoftuar premierën e filmit, duke shpërndarë në instagramin e tij një video që do t’ju bëjë të qeshni me lotë.

Ai hyn në një prej tualeteve ku ndodhet aktori i njohur i Portokallisë Irgen Çela , të cilin e kap në një moment të papërshtatshëm.

Aktori bërtet dhe tenton të mbyllë derën, ndërsa Ermali e pyet ku mund ti gjejë biletat e filmit.

Kjo video është pritur me humor nga miqtë dhe ndjekësit e aktorit të cilët kanë shpërthyer në të qeshura e komente nga më të ndryshmet për idenë origjinale të Ermalit për të reklamuar premierën e filmit të tij.

https://www.instagram.com/p/B7EldUZB8Vc/

Linkm: https://www.instagram.com/p/B7EldUZB8Vc/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1bBKrbhGfX/