Home ShowBiz Çfarë po ndodh me Ledrin… pasi fshiu fotot, ja dhe një tjetër veprim që na habiti
Çfarë po ndodh me Ledrin… pasi fshiu fotot, ja dhe një tjetër veprim që na habiti
0

Çfarë po ndodh me Ledrin… pasi fshiu fotot, ja dhe një tjetër veprim që na habiti

0
0

Këngëtari Ledri Vula në këto ditë të para të 2020 ndodhet në Maldive ku po kalon disa ditë pushimi së bashku me partneren e tij Sara Hoxha.

Ata nuk kanë publikuar asnjë foto së bashku, duke mos e konfirmuar ende romancën, por që të dy ndodhet në të njëjtin resort së bashku me çiftin Fejzullahu dhe fëmijët e tyre.

Pak ditë më parë këngëtari na habiti jo pak kur fshiu të gjitha fotot e videot e tij nga llogaria në instagram duke lënë vetëm një foto.

Por në fund vendosi ta fshijë edhe të vetmen foto që kishte dhe në vend të saj ka publikuar një status shumë të çuditshëm.

“Secili në rrjetet sociale qet të kundërtën ca mrenda vun. Dikush të ka inati me qejf, a dikush të don me dhunë”, shkruan Ledri në të vetmen foto që ka në profilin e tij në instagram.

Nuk e dimë se çfarë ka dashur të thotë në të vërtetë Ledri me këtë shprehje, por komentet nga fansat dhe miqtë e tij janë të shumta.

Madje ata mendojnë se ndoshta kjo frazë është shkëputur nga teksti i ndonjë këngë për të cilin këngëtari është duke punuar.

Vetë Ledri nuk ka dhënë asnjë shpjegim duke i lënë të gjithë duke hamendësuar.

https://www.instagram.com/p/B7Io7PKh6nS/

Link: https://www.instagram.com/p/B7Io7PKh6nS/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ledrivula/