Moderatorja Alketa Vejsiu do të prekë ëndrrën e saj më të madhe atë të prezantimit të një spektakli në shtetin fqinj Italianë.
Ajo do të jetë një prej shumë figurave femërore që do të prezantojnë Festivalin e Sanremos përkrah Amadeus prezantuesit qëndror të edicionit të 70 të këtij evenimenti të rëndësishëm të muzikës italiane.
Moderatorja ka publikuar në instagramin e saj njoftimin e drejtorit artistik ku gjendet edhe emri i Alketës mes shumë emrash të njohur të skenës italiane.
“Po qaj me lotë gëzimi! Është dita më e lumtur e karrierës time! Faleminderit Shqipëria, faleminderit Italia! Çfarë nderi, nuk mund ta besoj, Sanremo 2020, edicioni i 70”, shkruan Alketa në njoftimin e shpërndarë në instagramin e saj.
Ky festival do të mbahet në data 4 deri në 8 shkurt dhe do të ngjisë në skenë si bashkëprezantuese të Amadeus emra si Monica Bellucci, Laura Chimenti, Sabrina Salerno, Georgina Rodriguez, Mara Venier dhe shumë figura të tjera të njohura mes të cilave edhe prezantuesja shqiptare.
Menjëherë pasi ka publikuar lajmit, Alketa ka marrë urime nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj të cilët e kanë përshëndetur dhe i kanë uruar fat për një arritje të tillë në karrierën e saj.
https://www.instagram.com/p/B7TSCUpHK75/Link: https://www.instagram.com/p/B7TSCUpHK75/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6k-pBhHsuP/