Home Aktualitet Tragjike! Modelja e njohur humb jetën për një selfie, rrëzohet nga 30 metra lartësi
Tragjike! Modelja e njohur humb jetën për një selfie, rrëzohet nga 30 metra lartësi
0

Tragjike! Modelja e njohur humb jetën për një selfie, rrëzohet nga 30 metra lartësi

0
0

Një modele e njohur britanike ka humbur jetën në mënyrën më tragjike të mundshme në moshën 21 vjeçare.

Modelja Madalyn Davis ndodhej në Australi së bashku me miqtë e saj për pushime dhe për të eksporuar zonën ndërsa është rrëzuar nga 30 metra lartësi në tentative për të bërë një selfie.

Ajo ka qenë në vendin e quajtur Gjiri i Diamantit një vend që të ofron një pamje spektakolare të oqeanit Paqësor duke u konsideruar si vendi më i vizituar në këtë zonë.

Modelja është rrëzuar gjatë fundjavës, por trupi i saj është gjetur të hënën pas kërkimeve të ekipeve speciale.

Ky është incidenti i dytë që ndodh në këtë zonë në më pak se 6 muaj ku një 27 vjeçare u rrëzua ndërsa po tentonte të bënte fotografi.

Link: https://www.instagram.com/p/B5dRetlAN00/

Link: https://www.scmp.com/news/asia/australasia/article/3045978/british-model-madalyn-davis-fell-her-death-famous-sydney