Home ShowBiz Djali i Miriam merr surprizën e parë nga motra, ja si u zgjua vogëlushi në ditën e parë të jetës
Djali i Miriam merr surprizën e parë nga motra, ja si u zgjua vogëlushi në ditën e parë të jetës
0

Djali i Miriam merr surprizën e parë nga motra, ja si u zgjua vogëlushi në ditën e parë të jetës

0
0

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë bërë  prindër për herë të dytë gjatë ditës së djeshme pas ardhjes në jetë të Duam.

Lajmin për lindjen e vogëlushit e njoftuan si Albani ashtu edhe Miriami përmes një fotoje të veçantë të tij nga materniteti.

Këtë mëngjes Miriam ka postuar një pjesë të surprizës që Ameli dhe Albani i kanë bërë pas ardhjes në jetë të djalit.

Në këtë foto shohim disa tullumbaca ngjyrë blu ku në njërin prej tyre shkruhet: “Me shumë dashuri, motra jote Ameli”, një surprizë nga vogëlushja e cila mesa duket mezi e ka pritur vëllain.

Ndërkaq krahas fotos këngëtarja ka treguar se si është zgjuar Duam në ditën e tij të parë të jetës.

“Mirëmëngjes Botë! Mbusha një ditë! Mëngjesin e tij të parë Duami u zgjua i qetë, i buzëqeshur dhe i përkëdhelur nga dashuria që e rrethon”, shkruan ndër të tjera këngëtarja në foton e veçantë të shpërndarë në instagram.

Miriam dhe Albani i kanë vendosur të birit emrin e veçantë Duam, si titulli këngës së famshme realizuar në Maldive ku ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë si dhe ku zbuluan që këngëtarja ishte shtatëzanë për herë të dytë.

Link: https://www.instagram.com/p/B7VTLrhF2hJ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bv9jZaBBOy-/