Home ShowBiz Jo vetëm Alketa, një tjetër shqiptare do të ngjitet në skenën e Sanremos
Jo vetëm Alketa, një tjetër shqiptare do të ngjitet në skenën e Sanremos
0

Jo vetëm Alketa, një tjetër shqiptare do të ngjitet në skenën e Sanremos

0
0

Ditën e djeshme moderatorja Alketa Vejsiu mes emocionesh të forta, njoftoi se do të jetë e ftuar në Sanremo në një prej netëve të festivalit si e ftuar speciale ku do të prezantojë së bashku me Amadeus moderatorin kryesor të këtij Festivali.

Por ajo nuk do të jetë e vetmja shqiptare që do të prekë atë skenë.

Në konferencën për shtyp një ditë më parë moderatori dhe drejtori artistik i Festivalit njoftoi se në natën e katërt do të jetë e ftuar për të interpretuar hitet e saj këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa.

Dua është e ftuara e dytë speciale e edicionit të 70-të të Festivalit të SanRemos, pasi është njoftuar edhe pjesmarja e Leëis Capaldi.

Festivali do të zhvillohet në data 4 deri në 8 shkurt ku vetëm në kategorinë big do të konkurojnë 24 artistë të njohur.

Amadeus ka ftuar gjithashtu për të prezantuar së bashku me të shumë emra të njohur femëror të kinamatografisë dhe modës, mes të cilave edhe aktorja Monica Bellucci apo modelja Georgina Rodrigues.

https://www.instagram.com/p/B6yX00jBObq/

Link: https://www.instagram.com/p/B6yX00jBObq/

Burimi i lajmit: http://news.mtv.it/musica/dua-lipa-sanremo-2020-ospite-internazionale/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3Xs2wqnoZp/