Aktori i njohur Genti Kame si dhe bashkëshortja e tij Yolanda ishin të ftuar në emisionin e pasdites në “Top Channel”, ku diskutuan për marrëdhënien mes tyre dhe ku nuk munguan surprizat.
Duke qenë se bashkëshortja e tij kishte ditëlindjen, aktori vendosi ta surprizonte në mes të emisionit.
Ai kishte përgatitur një tortë me qirinj dhe një tufë me lule duke e lënë të shoqen të surprizuar dhe pa fjalë.
Yolanda ka fryrë qirinjtë dhe e emocionuar ka falënderuar stafin e televizionit dhe bashkëshortin për këtë surprizë të veçantë.
Aktori ka surprizuar jo vetëm bashkëshorten, por edhe publikun i cili ka shpërthyer në duartrokitje pasi ai ka përfunduar së kënduari “Happy Birthday”.
Këtë moment të veçantë gjatë emisionit e ka shpërndarë në instagramin e saj vetë Bieta e cila është shprehur gjithashtu e lumtur që çifti ndau një moment të tillë në studion e pasdites.
https://www.instagram.com/p/B7ToUDEnKh2/Link: https://www.instagram.com/p/B7ToUDEnKh2/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7ECm1on6DX/