Home ShowBiz I shpëton në skenë nga të qeshurat, aktori tregon momentin më të sikletshëm në “Klanifornia”
I shpëton në skenë nga të qeshurat, aktori tregon momentin më të sikletshëm në “Klanifornia”
0

I shpëton në skenë nga të qeshurat, aktori tregon momentin më të sikletshëm në “Klanifornia”

0
0

Visjan Ukcenaj një prej aktorëve qe përformojnë çdo të shtunë në spektaklin “Klaifornia” ka qenë i ftuar në “Glamour Zone” me moderatoren Ester Bylyku.

Gjatë intervistës ai ka folur mbi karrierën e tij si aktor, momentet më të bukura, por edhe ato më të sikletshme në skenë.

Aktori ka ndarë për herë të parë me publikun një prej momenteve më të sikletshme në skenë.

Në spektaklin e ndërrimit të viteve, ku i ftuar ishte edhe Getoar Selimi u interpretua një pjesë nga filmi “Nëntori i dytë”, skeç që shkaktoi të qeshura pa fund si tek publiku, ashtu edhe tek vetë stafi.

“Në një moment kam parë kameramanin që nga të qeshurat i kishte shpëtuar në mbathje, duke parë atë pak më shpëtoi edhe mua”, tha aktori duke e kujtuar me të qeshura këtë moment vërtetë të sikletshëm në skenë.

Visjani thotë se një gjë e tillë nuk i kishte ndodhur asnjëherë më parë, por ai skeç kishte shumë batuta të cilat të bënin të shpërtheje në të qeshura.

https://www.youtube.com/watch?v=jmrq4QeP9dg&list=PLu6RLnWKZKnbNv7VN6_KODdTFXaZU9KLT&index=2&t=0s

Link: https://www.youtube.com/watch?v=jmrq4QeP9dg&list=PLu6RLnWKZKnbNv7VN6_KODdTFXaZU9KLT&index=2&t=0s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7LneCShWZO/