Home ShowBiz Pozoi për herë të parë me Albanin, tashmë Çiljeta zhduk çdo foto nga instagrami
Pozoi për herë të parë me Albanin, tashmë Çiljeta zhduk çdo foto nga instagrami
0

Pozoi për herë të parë me Albanin, tashmë Çiljeta zhduk çdo foto nga instagrami

0
0

Pak javë më parë këngëtarja Çiljeta Xhilaga postoi për herë të parë në instagramin e saj një foto me Alban Hoxhën me të cilin është në një lidhje tashmë prej disa vitesh.

Kjo ishte fotoja e parë së bashku ku ato pozonin në një restorant ndërsa ishin duke drekuar.

Mirëpo këngëtarja duket se është penduar dhe tashmë ka fshirë çdo foto në instagramin e saj, duke lënë vetëm dy të publikuara së fundmi.

Dikur instagrami i saj ishte i mbushur me video e foto nga më të ndryshmet ku nuk mungonte edhe i biri Fernando, ndërsa tashmë këngëtarja ka zhdukur çdo gjë, ashtu siç veproi edhe Ledri pak  ditë më parë.

Por në kundërshtim nga Ledri i cili e ka mbushur instagramin me shprehje kryesisht pesimiste, Çiljeta ka vendosur thjesht ti fshijë të gjitha dhe të lëjë dy foto në të cilat shfaqet me një fustan mbrëmjeje dhe duket shumë elegante.

Nuk e dimë çfarë e ka shtyrë bukuroshen të fshijë të gjitha fotot në instagram, por po shohim që ky është një veprim që po kryhet nga një pjesë e mirë e vipave së fundmi.

Ciljeta

Link: https://www.instagram.com/ciljetaxhilaga/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7YhUCuA5oc/