Home Aktualitet Arti në zi, largohet nga jeta aktori i njohur shqiptar
Arti në zi, largohet nga jeta aktori i njohur shqiptar
0

Arti në zi, largohet nga jeta aktori i njohur shqiptar

0
0

Aktori i njohur shqiptar Xhevdet Ferri është ndarë nga jeta në moshën 59 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

Ai u bë i njohur në fushën e kinematografisë me disa role që kanë mbetur gjatë në memorien e publikut ku përmendim rolin e trimit në “Përrallë nga e kaluara”.

Xhevdet Ferri e nisi karrierën e tij si aktor që në kohën kur ishte student.

Ai numëron dhjetëra role si në teatër, ashtu edhe në filma të ndryshëm si “Treni niset në 7 pa pesë, “Dasma e Sakos”, “Hije që mbeten pas” etj.

Largimi i tij nga jeta për më tepër në një moshë të re, është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë.

Të shumë janë artistët, kolegët dhe personazhet e ekranit që kanë reaguar për humbjen e tij, duke e konsideruar atë si një legjendë e artit shqiptar.

https://www.instagram.com/p/B7ZD0YJB0zJ/

Link: https://www.instagram.com/p/B7ZD0YJB0zJ/

https://www.instagram.com/p/B7ZFiiklHdW/

Link: https://www.instagram.com/p/B7ZFiiklHdW/

https://www.instagram.com/p/B7ZIvX2DBjv/

Link: https://www.instagram.com/p/B7ZIvX2DBjv/