Këngëtarja Adelina Tahiri është bërë nënë e një djali gati dy vite më parë dhe herë pas here e shohim të postojë foto e video me të birin.
Vogëlushi Jon është shndërruar në një bukurosh të vërtetë, ka filluar të eci dhe të belbëzojë fjalët e para.
Këngëtarja ndodhet aktualisht me pushime dhe duket se ka gjetur një moment për të pozuar me të birin dhe për ti shprehur atij gjithë dashurinë prej nëne përmes një mesazhi unik dhe shumë të veçantë.
Adelina thotë se asnjëherë më parë në jetë nuk është ndier kaq e kompletuar dhe se nuk ka gjë që e përmbush më shumë se sa një puthje apo një përqafim nga vogëlushi i saj.
Këngëtarja ka një mesazh vërtetë emocionues duke treguar kështu se e do të birin më shumë se veten, ashtu si çdo nënë, ndërsa shkruan se si ajo edhe bashkëshorti i saj mundohen të jenë prindër të mirë për Jonin.
https://www.instagram.com/p/B7rI2UeFjHa/Link: https://www.instagram.com/p/B7rI2UeFjHa/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B55qmYiF-HC/