Home ShowBiz Maluma në Tiranë, zbulohet data dhe vendi i koncertit
Maluma në Tiranë, zbulohet data dhe vendi i koncertit
0

Maluma në Tiranë, zbulohet data dhe vendi i koncertit

0
0

Prej pak kohësh po qarkullon lajmi që këngëtari i njohur Maluma do të vijë në Tiranë për të mbajtur një koncert.

Ky lajm jo vetëm që është totalisht i vërtëtë, por tashmë është zbuluar edhe data e mbajtjes së koncertit.

Në faqen zyrtare të këngëtarit janë publikuar datat e koncerteve të tij për muajt shkurt, mars dhe prill.

Në Tiranë Maluma do të vijë në 14 mars në Ditën e Verës dhe koncerti i tij do të mbahen në Sheshin Nënë Tereza.

Një ditë më parë Maluma do të jetë në Selanik, ndërsa pas Tiranës, këngëtari do të bëjë disa ditë pushim për të vijuar me koncertin e radhës në Amsterdam.

Maluma është një prej këngëtarëve më të dashur kryesisht nga femrat.

Këngët e tij ritmike dhe bashkëpunimet e suksesshme që ka sjellë herë pas here me emra të njohur të muzikës e kanë shndërruar në një prej këngëtarëve më të famshëm vitet e fundit.

MAluma, koncertet

Link: https://maluma.online/events-maluma-en/?lang=en

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6ERUHBnAnC/