Home ShowBiz Zbulohet surpriza e Marinës në “Klanifornia”, ja çfarë do të bëjë këtë sezon
Zbulohet surpriza e Marinës në “Klanifornia”, ja çfarë do të bëjë këtë sezon
0

Zbulohet surpriza e Marinës në “Klanifornia”, ja çfarë do të bëjë këtë sezon

0
0

Në datën 1 shkurt në ekranin e “Tv Klan”, rikthehet sërish spektakli i humorit “Klanifornia”.

Njoftimin e kanë dhënë vetë aktorët e spektaklit si dhe moderatorja Marina Vjollca për të cilën u tha se do të vinte me një surprizë të veçantë që në mbrëmjen e parë.

Sot Marina ka vendosur të na zbulojë pak nga kjo surprizë ndërsa ka postuar në instagramin e saj një video ku shfaqet së bashku me Alba Hoxhën në prova kërcimi.

Mesa duket moderatorja do të kërcejë gjatë spektaklit të së shtunës, përderisa ka qenë duke bërë prova me Albën.

Vetë Marina ka thënë se do të shohim diçka të shtunën, por nuk e ka zbuluar plotësisht se çfarë, kështu që mbetet të presim për datën 1 shkurt për të parë se çfarë do të ndodhë.

marinaaa

Link: https://www.instagram.com/marina_vjollca/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6V8QB1FNns/