Këngëtari i njohur Robert Berisha feston sot ditën e lindjes dhe nuk do ta besoni por mbush plot 42 vjeç.
Edhe pse nuk e tregon aspak moshën dhe duket në super formë, këngëtari në fakt i ka kaluar katër dekada.
Ai ka marrë shumë urime nga miqtë dhe të afërmit e tij, urime këto që i ka bërë publike edhe në instagram.
E para që e ka uruar është këngëtarja e njohur Big Mama.
Ajo ka përzgjedhur një foto të përbashkët ku pozon e mbështetur në supin e tij ndërsa i shkruan “Gëzuar ditëlindjen”, shoqëruar me dy gota shampanjë.
Këngëtari u vendos në qendër të vëmendjes që pas ndarjes nga Nora Istrefi pas një lidhje gati 14 vjeçare me të cilën ka edhe një vajzë.
Link: https://www.instagram.com/robertberishaofficial/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bx76VW0HhBk/