Home ShowBiz Pas Arianës, Ermali i bën edhe vetes dhuratën super luksoze, shikojeni çfarë ka blerë
Pas Arianës, Ermali i bën edhe vetes dhuratën super luksoze, shikojeni çfarë ka blerë
0

Pas Arianës, Ermali i bën edhe vetes dhuratën super luksoze, shikojeni çfarë ka blerë

0
0

Dy ditë më parë Ariana Fejzullahu festoi ditëlindjen dhe i shoqi i bleu dhuratë një Range Rover ngjyrë gri, model i ri, super luksoze.

Ajo e postoi dhuratën në instagram ku falënderoi këngëtarin për surprizën.

Mesa duket makina i ka pëlqyer aq shumë këngëtarit, saqë vendosi ta blejë edhe vetë një model të ri Range Rover po në ngjyrë gri.

Ai ka postuar në instagram fotot e dy makinave të parkuar pranë njëra tjetrës shoqëruar me një zemër të kuqe.

Ndërsa më pas poston një video ku shfaqen të dy duke ngarë makinat respektive në të njëjtën rrugë përballë njëri tjetrit.

Ariana dhe Ermali janë të martuar prej vitesh dhe bashkë kanë katër fëmijë.

Më e vogla e familjes Ana erdhi në jetë disa muaj më parë duke i sjellë edhe më shumë hare dhe gëzim familjes Fejzullahu.

ermal fejzullahu

Link: https://www.instagram.com/ermal.fejzullahu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B61D2xHBxcl/