Bashkëshortja e Bleros është një modele shumë e njohur të cilën e kemi parë të shkëlqejë në fushata të ndryshme promocionale ku të bien në sy tiparet e saj të bukura.
Ajo punon më së shumti në Zvicër ku e kemi parë të promovojë produkte të ndryshme bukurie dhe pikërisht aty më së shumti e gjejmë fytyrën e saj në postera apo edhe nëpër tramvaje siç e shohim në këtë foto të shpërndarë në instagram si prej saj, ashtu edhe prej Bleros.
Këngëtari madje është ndier mjaft krenar për të shoqen ndërsa ka rrethuar me zemër fytyrën e saj të reklamuar në tramvaj.
“Vogëlushja ime, jam kaq krenare për ty”, shkruan ai në postim, ndërsa bën tag Afronën dhe e shoqëron postimin me një zemër.
Blero dhe Afrona u martuan në shtator të vitit që shkoi në një ceremoni buzë detit në Lezhë.
Dasma e tyre u shndërrua në një prej evenimenteve më të rëndësishme në atë kohë, ndërsa për të u fol gjatë në media duke analizuar çdo detaj që nga dekori e deri tek fustanet dhe grimi perfekt i modeles.
Link: https://www.instagram.com/bleromuharremi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BrvtT9WhMNu/