Home ShowBiz Blero super krenar për Afronën, ja çfarë ka arritur modelja
Blero super krenar për Afronën, ja çfarë ka arritur modelja
0

Blero super krenar për Afronën, ja çfarë ka arritur modelja

0
0

Bashkëshortja e Bleros është një modele shumë e njohur të cilën e kemi parë të shkëlqejë në fushata të ndryshme promocionale ku të bien në sy tiparet e saj të bukura.

Ajo punon më së shumti në Zvicër ku e kemi parë të promovojë produkte të ndryshme bukurie dhe pikërisht aty më së shumti e gjejmë fytyrën e saj në postera apo edhe nëpër tramvaje siç e shohim në këtë foto të shpërndarë në instagram si prej saj, ashtu edhe prej Bleros.

Këngëtari madje është ndier mjaft krenar për të shoqen ndërsa ka rrethuar me zemër fytyrën e saj të reklamuar në tramvaj.

“Vogëlushja ime, jam kaq krenare për ty”, shkruan ai në postim, ndërsa bën tag Afronën dhe e shoqëron postimin me një zemër.

Blero dhe Afrona u martuan në shtator të vitit që shkoi në një ceremoni buzë detit në Lezhë.

Dasma e tyre u shndërrua në një prej evenimenteve më të rëndësishme në atë kohë, ndërsa  për të u fol gjatë në media duke analizuar çdo detaj që nga dekori e deri tek fustanet dhe grimi perfekt i modeles.

Blero

Link: https://www.instagram.com/bleromuharremi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BrvtT9WhMNu/