Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi një prej çifteve më të përfolura të shoëbizzit tashmë e kanë konfirmuar ndarjen nga njëri tjetri.
Vetë aktori 25 vjeçar ka folur për herë të parë në “Thumb” për historinë me këngëtaren ndërsa pranoi se aktualisht është single.
Ai tha gjithashtu se asnjëherë nuk e ka mohuar lidhjen me të dhe se heshtja në raste të tilla nënkupton pranimin e të qënit bashkë.
Aktori ka hedhur poshtë ndërkohë të gjitha zërat për një lidhje me Sara Kolamin, Fifin apo Xheisarën ashtu siç është përfolur së fundmi.
Ndërsa lidhur me raportin e përfunduar me këngëtaren Romeo tha se: “Çfarë ndodhi është e shkuar, anija u mbyt bashkë me kapitenin”.
Megjithatë ai tha se me Jonidën kanë mbetur miq, pavarësisht se tashmë nuk janë më bashkë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=K7YNXWTIi4c&feature=emb_err_watch_on_yt
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B70mtacFby6/, https://www.instagram.com/p/B6-_zVlHwJA/