Robert Berisha dhe gruaja e vëllait të tij këngëtarja Tuna Sejdiu kanë pasur gjithmonë probleme në marrëdhënien e tyre.
Dy vite më parë Roberti u shpreh se nuk e njeh Tunën si nusen e vëllait të tij dhe se nuk do të shkonte në asnjë festë ku ishte e pranishme ajo.
Ata asnjëherë nuk e kanë treguar motivin e vërtetë të debatit mes tyre, por duket qartë që raportet nuk i kanë aspak të mira.
Lidhur me çështjen Tuna, Roberti është pyetur sërish gjatë emisionit “Wake up” në “Top Channel” nga moderatorja Ori Nebiaj e cila i kërkoi këngëtarit të thoshte me një fjalë mendimin që kishte për Tunën.
Roberti është përgjigjur ftohtë dhe shkurt se Tuna për të është një emër i njohur.
Gjatë intervistës Roberti ka dhënë gjithashtu mendimin e tij për disa femra të njohura të skenës.
Për moderatoren Lei Kraja ai tha se e konsideron si motër, ndërsa për Norën tha se është dashuri.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=_x4jy7UIFSA&feature=emb_err_watch_on_yt
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwecJdBH5dr/, https://www.instagram.com/p/B6TVGzNFbG5/