Home Aktualitet Arti në zi, largohet nga jeta legjenda e Hollywood
Arti në zi, largohet nga jeta legjenda e Hollywood
0

Arti në zi, largohet nga jeta legjenda e Hollywood

0
0

Është larguar nga jeta në moshën 103 vjeçare legjenda e Hollywood Kirk Douglas.

Aktori është i njohur për një sërë rolesh të njohura përfshirë këtu edhe rolin e famshëm në filmin Spartacus ndërsa ka qënë pjesë e Hollywood në kohën e artë duke numëruar qindra role të rëndësishme.

Kirk Douglas është i ati i aktorit të njohur Michael Douglas fitues i çmimit Oscar.

Vetë aktori është shperhur i hidhëruar për largimin nga jeta të të atit.

Me trishtim të thellë unë dhe vëllezërit e mi duhet t’ju njoftojmë se Kirk Douglas u nda nga jeta. Për botën ai ishte një legjendë, një aktor nga periudha e artë e filave, por për mua vëllezërit e mi ishte thjesht Babi. Më lejoni ti jap fund këtij fjalimi me atë çfarë i kam thënë atij në ditëlindjen e fundit dhe që do të jetë gjithmonë e vërtetë. Baba të dua kaq shumë dhe jam krenar që jam yt bir”, shkruan Micheal në njoftimin e tij.

Ndërsa bashkëshortja e Michael, aktorja Catherine Zeta Jones ka shpërndarë një foto me Kirk ku shkruan: “Për Kirkun e dashur, do të të dua gjithmonë, më mungon që tani, u prehsh në paqe”.

https://www.instagram.com/p/B8NOuvqnhbi/

Link: https://www.instagram.com/p/B8NOuvqnhbi/

Burimi i lajmit: https://www.bbc.com/news/world-us-canada-51394855