Ayana vajza e Granit Xhakës dhe bashkëshortes së tij Leonitës feston sot 4 mujorin e lindjes dhe prindërit e kanë kujtuar këtë moment përmes disa fotove shumë të veçanta të vogëlushes.
Graniti ka postuar një foto të të treve në perëndimin e diellit në plazh ndërsa shkruan: “ Gëzuar 4 mujorin e lindjes ëngjëlli im, ne të duam kaq shumë shpirti i mami dhe babit”
Ndërsa Leonita ka postuar një kolazh me foto të vogëlushes e cila pozon me disa mimika, duke qeshur, duke u habitur apo duke zgjatur buzët.
Fotot janë shumë të veçanta dhe do t’ua zbukurojnë ditën, ndërsa të njëjtin urim ka vendosur krahas tyre edhe Leonita duke e uruar të bijën për katër mujorin e lindjes.
Vogëlushja ndërkaq ka marrë qindra urime nga miqtë dhe të afërmit e çiftit të cilët i urojnë asaj shumë lumturi.
https://www.instagram.com/p/B8QinVKA8jb/Link: https://www.instagram.com/p/B8QinVKA8jb/
https://www.instagram.com/p/B8Qi67qn2vZ/Link: https://www.instagram.com/p/B8Qi67qn2vZ/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6BIdPTgEN8/