Home ShowBiz Dojna fshin muret me fshesë me korrent, reagimi i gjyshes do t’ju bëjë të qeshni me lotë
Dojna fshin muret me fshesë me korrent, reagimi i gjyshes do t’ju bëjë të qeshni me lotë
0

Dojna fshin muret me fshesë me korrent, reagimi i gjyshes do t’ju bëjë të qeshni me lotë

0
0

Moderatorja Dojna Mema është një personazh mjaft i njohur, por falë saj është bërë e njohur edhe gjyshja e saj.

Gjyshja e famshme e Dojnës ka një instagram ku e shohim të postojë video të shumta me protagoniste Dojnën.

Ajo është aq e famshme saqë numëron plot 28.1 k ndjekës në instagram dhe mijëra persona që ndjekin videot e saj.

Këtë herë gjyshja e famshme ka qenë duke parë Dojnën ndërsa bën punët e shtëpisë.

Në një moment moderatorja e drejton fshesën me korent nëpër mure dhe reagimi i gjyshes së saj nuk duhet humbur.

E alarmuar ajo fillon ti bërtasë Dojnës, ndërsa i tregon të ëmës së saj se çfarë është duke bërë moderatorja.

“Mjaft moj Dojna, se dija qe ishte kaq puntore që vdeksha unë, o Liljana po çfarë i bën murit ashtu ajo, moj po do shkatërrosh shtëpië”, thotë ndër të tjera gjyshja e moderatores e cila çohet për ti hequr fshesën nga duart Dojnës.

Moderatorja ndërkaq nuk ka mundur dot ta mbajë të qeshurën dhe e shohim që është ulur përtokë dhe po qesh me lotë.

https://www.instagram.com/p/B7blWdaAepi/

Link: https://www.instagram.com/p/B7blWdaAepi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8ONRLGhK2F/