Home ShowBiz Jonida pranon publikisht shtatëzaninë, nuk do ta besoni çfarë mënyre zgjedh për lajmin më të bukur
Jonida pranon publikisht shtatëzaninë, nuk do ta besoni çfarë mënyre zgjedh për lajmin më të bukur
0

Jonida pranon publikisht shtatëzaninë, nuk do ta besoni çfarë mënyre zgjedh për lajmin më të bukur

0
0

Pak kohë më parë pothuajse në të gjitha mediat online u diskutua  për shtatëzaninë e moderatores Jonida Vokshi.

Ajo në fakt fillimisht e mohoi një lajm të tillë edhe pse u pyet pak kohë më parë gjatë emisionit “Wake Up” në “Top Channel”, ndërsa po në të njëjtin ekran, por në një tjetër emision pranoi për herë të parë që është në pritje të një fëmije.

Aktorja është tashmë pjesë e jurisë së Top Talent dhe ka gjetur mënyrën më të veçantë për ta dhënë një lajm të tillë.

Ajo tha gjatë emisionit se kur votat të jenë barazim ajo do të përdorë votën e pestë, pasi në juri janë 5 veta dhe jo 4, duke e thënë kështu hapur se është në pritje të një fëmije.

Moderatorja Ori Nebiaj e pyeti Jonidën rreth ndjesive të shtatëzanisë dhe aktorja tha se është bërë shumë e ndjeshme në këtë periudhë dhe do të donte që ti kalonte të gjithë pavarësisht se formati nuk e lejon një gjë të tillë.

https://www.youtube.com/watch?v=Vo3jrNRCxd8

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Vo3jrNRCxd8

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8PFZy4lgjD/