Home ShowBiz Zuna flet për herë të parë për marrëdhënien me Loredanën, ja çfarë është ajo për reperin
Zuna flet për herë të parë për marrëdhënien me Loredanën, ja çfarë është ajo për reperin
0

Zuna flet për herë të parë për marrëdhënien me Loredanën, ja çfarë është ajo për reperin

0
0

Reperi gjerman Zuna është përfolur së fundmi për një lidhje me këngëtaren Loredana.

Ata të dy u kapën mat fillimisht gjatë një udhëtimi në avion, ku koka e një femre bionde që ishte identike si Loredana shfaqet e mbështetur në prehërin e reperit.

Më pas Loredana si padashje zbuloi që ndodhej në makinë me Zunën duke postuar një foto ku veç makinës dalloheshin edhe pantallonat e një mashkulli.

Me të njëjtat pantallona dhe në të njëjtën makinë pozoi pak minuta më vonë edhe vetë reperi, një foto që e postoi në instagramin e tij.

Kaq mjaftoi që të nisnin aludimet e para për një lidhje mes tyre, por që ende nuk e dimë nëse është e vërtetë.

Ajo çfarë na bëri përshtypje në fakt është një ripostim i reperit Zuna të një videoje ku shfaqet Loredana që këndon këngën e tij.

Këtë video Zuna e ka shoqëruar me flakë dhe me një kurorë, çka nënkupton se Loredana për të është një mbretëreshë.

Kjo nuk e dimë nëse është një konfirmim i asaj çfarë thuhet pë rata të dy, aq më tepër pas disa fotove të Loredanës një ditë më parë që na çorientuan komplet.

Loredana ka postuar një ditë më parë një foto të vjetër të Hanës në krahët e Mozzik shoqëruar me disa zemra.

Link: https://www.instagram.com/kmn_zuna/

Link: https://www.instagram.com/p/BlVdTLMFDtw/https://www.instagram.com/p/B8L-6LTlBEP/