Home ShowBiz Kejsi merr dhuratën më luksoze për ditëlindje, ja kush e ka surprizuar
Kejsi merr dhuratën më luksoze për ditëlindje, ja kush e ka surprizuar
0

Kejsi merr dhuratën më luksoze për ditëlindje, ja kush e ka surprizuar

0
0

Kejsi është një emër i njohur në botën e showbizzit dhe kjo për shkak të lidhjes së saj të shumëpërfolur me reperin Stresi.

Ajo feston sot 24 vjetorin e lindjes dhe nuk kanë munguar urimet nga miqtë dhe familjarët e saj dhe padyshim ajo që na tërhoqi më shumë vëmendjen ishte urimi i Stresit.

Reperi postoi një foto së bashku me Kejsin ku shfaqeshin të lumtur, ndërsa i uronte ditëlindjen.

Por përveç urimeve Kejsi ka marrë gjithashtu edhe shumë dhurata, njëra në veçanti super luksoze nga e ëma.

Kejsi ka postuar foton e një makine luksoze, ndërsa shkruan: “O zot unë jam vajza më e lumtur në botë, faleminderit mama, ti je nëna më e mirë në botë!”, shkruan Kejsi krahas fotos me makinën.

Kejsi dhe reperi Stresi vazhdojnë të jenë ende në qendër të vëmendjes, kjo pasi reperi e ka treguar disa herë se ai dhe Kejsi janë në një pause dhe se mund të rikthehen sërish bashkë.

https://www.instagram.com/p/B8bbN_RggBQ/

Link: https://www.instagram.com/p/B8bbN_RggBQ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0JgywYA9tC/